Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 30 vjeçe dhe padyshim që në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumta të miqve dhe të afërmve. Por urimin më special ajo e ka marrë nga nëna e saj, Vera Ora, e cila ka ndarë në Instagram një foto nga fëmijëria e së bijës.
“Nëna kur u transferua në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte asgjë, nuk mund të fliste gjuhë, kisha vetëm familjen time, kualifikimet si doktoreshë dhe pa punë. Pavarësisht çdo lufte në të cilën jeta na hodhi, ne e bëmë atë dhe ju vazhdoni të shkëlqeni.
Ti u bëre shembull, kështu për t’ju treguar vajzave të tjera të reja se mund t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre me shumë mund dhe përkushtim. Të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita. Urime ditëlindjen nana, krenaria jonë”, ka shkruar Vera krahas fotos.
View this post on Instagram