Hapësire reklamuese

Showbiz

Rita Ora dhe UNICEF bëhen bashkë, nismë për t'u ardhur në ndihmë të prekurve me COVID-19

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_355740" align="alignnone" width=""]Rita Ora[/caption]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora së bashku me UNICEF kanë organizuar një tjetër nismë për t'u ardhur në ndihmë të prekurve me koronavirus.

Ata kanë organizuar një donacion online për të mbledhur fonde, të cilat do të shkojnë në ndihmë të personave të infektuar me COVID-19.

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, këngëtarja tha se nga të gjithë dhuruesit do të zgjidhet një fitues, i cili do të ketë mundësinë për të kaluar një pasdite në shoqërinë e saj.

Si një ambasadore e UNCEF-it, unë jam duke mbledhur para për gjeneratën e prekur nga COVID-19. Ajo çfarë duhet te bëni është të dhuroni diçka për të pasur një shans të pini një çaj me mua. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, krejt paratë shkojnë 100 për qind për bamirësi. Faleminderit për të gjitha dhurimet tuaja”, u shpreh këngëtarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll