Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj urojnë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga Newsbomb
Rita Ora dhe bashkëshorti i saj urojnë shqiptarët për

Urimeve për 111 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja ka postuar në Facebook  disa foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi, me të cilët ka bërë simbolin e shqiponjës.

Lexo edhe: Presidentja Osmani krah Rita Orës: Suksesi i këngëtares ktheu sytë e botës nga Kosova

“Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri, nga familja jonë për ju”, ka shkruar Rita Ora.

Mbrëmja e kaluar në Kosovë bëri bashkë shumë artistë dhe të ftuar të tjerë nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të cilët festuan për arritjet e panumërta të Rita Orës dhe shqiptarëve të tjerë kudo në botë. Këngëtarja me origjinë shqiptare erdhi në Kosovë dy ditë më parë për të festuar 33-vjetorin e lindjes.

Shqipëria feston sot 111-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed