Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ristrukturimi i PS-së, Spiropali entuziaste: Këto zgjedhje garantojnë gjysmën e punës për mandatin e tretë qeverisës

Shkruar nga Newsbomb
Ristrukturimi i PS-së, Spiropali entuziaste: Këto zgjedhje
Elisa Spiropali në takimin 'Ti Zgjedh'

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropalin premton se zgjedhjet e 16 nëntorit për Kongresin e PS-së përbëjnë gjysmën e suksesit të fitores së mandatit të tretë qeverisës.

Në takimin ‘’Ti Zgjedh’’, Spiropali vlerësoi promovimin e grave dhe vajzave të reja socialiste në strukturat drejtuese dhe organizative të PS-së. Ndërkohë, Spiropali nuk la pa shënjestruar dhe opozitën, e cila sipas saj nuk është e fortë për t’u përballur me PS-në në zgjedhje parlamentare.

‘’Partia nuk e ka qëllim pushtetin, por e shohim si mjet për të qeverisur sa më mirë vendin. Shihni transformin e jashtëzakosnëhm të Tiranës, që nuk dallon nga qytetet e tjera, madje është më i miri në rajon. E thonë ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar. Rilindja ka transformuar edhe Kavajën, edhe Kamzën, ku këtu dominonte informaliteti.

Jemi sot kaq shumë. Nuk votuam në 30 qershor thjesht për të zgjedhur kryebashkiakët, por për të treguar që Shqipëria është shtet dhe nuk mund të merret peng. Votuam për të treguar se nuk mund të merret peng proçesi demokratik. Prandaj na mbështesin partnerët europianë. Është kjo forcë politike që ka energjinë për të vazhduar këtë rrugë. Kemi nisur në shtator proçesin rivitalizimit të Partisë Socialiste.

Vetëm në Tiranë janë kryer 2230 mbledhje e takime, ristrukturime të bazës me të rinj e të reja sipas statusit të partisë. Janë bërë zgjedhje në më shumë se 90% të organizatave. Në këto organizata kemi dhe një bashkëkryetare grua. Dua të ndaloj pak dhe të falenderoj kryeministrin Edi Rama. Ai nuk është ndalur së promovuari gratë dhe vajzat në qeveri dhe struktura të tjera drejtuese. Kemi më shumë se 30% të deputetëve gra. Në Asamble, këshillat bashkiakë kemi më shumë se 30% të përfaqësisë me gra, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të drejtimit.

Falenderoj nismën e PS-së për promovimin e grave në 5000 njësitë tona. Është e rëndësishme që mbi 15 mijë anëtarë të drejtohen në qendrat e votimit për të zgjedhur delegatët përfaqësues të PS-së. Në janar presim të kemi një kongres të jashtëzakonshëm me të gjithë drejtuesit e rinj për të zgjedhur Asamblenë. Është vetëm gjysma e punës për mandatin e tretë në 2021. Çdo kthim mbrapa do të ishte fatale. Nuk kemi përballë opozitë dhe lidera të fortë, por kemi njerëz që braktisin zgjedhësit e tyre, braktisin parlamentin dhe kanë qëllim pushtetin. U them nga kjo sallë të vijnë të përballen, por nuk janë gati të përballen sepse kanë frikë.

Në 16 nëntor të gjithë të jemi në kutitë e votimit’’, u shpreh Spiropali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll