Hapësire reklamuese

Politikë

Ristani e thotë hapur: Ja ku gaboi Basha me listat

Shkruar nga Newsbomb

Numri dy i Partisë Demokratike Arben Ristani ka heshtur që prej 26 majit, kur Lulzim Basha e vendosi të 4 në listën e Vlorës dhe sekretari i përgjithshëm i PD mbeti jashtë parlamentit. Sot Ristani nuk e fsheh se kreu i PD Basha gaboi me listën.

“Ketu do ta ndaja pak përgjigjen ose do ta krahasoja me një ekip futbolli dhe do thoja që trajneri në rastin konkret kryetari i Partisë per mua do të ishte më mirë të më kishte vendosur në sulm se sa në mbrojtje dhe ketë e shoh si një gabim në taktike. Por po të mendosh që ne luanim me kanatiere siç luhet futboll dhe pala tjetër luante me skafandra dhe me shkopinj e robokop, këtu pastaj nuk vlen më të diskutohet taktika e zgjedhur nga trajneri.”

Por edhe pse ka qëndruar i tërhequr ne muajt e fundit Ristani do te vazhdoje te jete pjese aktive e politikes dhe ne përputhje me detyrat e sekretarit te përgjithshëm do te merret kryesisht me ceshtjet e partisë.

“Kam qene njëherë, kam bere nje mandat deputeti, nuk fitova dot ketë  here, sigurisht qe jam i keqardhur, por politika thonë keta politikanet me te vjetër se une, është maratone nuk është sprint, kështu qe do te vazhdojmë te merremi me politiken.”

Ne ditet e para pas zgjedhjeve Ristani shërbeu edhe si negociator mes Lulzim Bashes dhe Astrit Patozit. Sot ndërsa ne parti ka filluar analiza, Ristani deklaron se e vetmja rruge qe platforma e Patozit t’i nënshtrohet diskutimit është rruga institucionale.

“Ne rast se ka nje ide siç eshte rasti konkret per te ecur ne nje  rruge tjetër do te duhet patjetër qe përsëri vendimmarrja te kaloje nga organet e PD, pra nga institucionet e PD. Dhe per ti mbledhur statute përcakton dhe nje numër ¼ e kryesisë, e cila mund te kërkoje nje mbledhje tjetër te kryesisë per te pasur vendimmarrje te re.”

Ndersa ne lidhje me kërkesën e kundërshtareve te Bashes per rizgjedhjen e kryetarit te Partisë, Ristani është i prere.

“Kjo është nje çështje e mbyllur per mendimin tim,  por gjithsesi nese do te kete vendimmarrje te reja keto duhet t’i marrin organet statutore te PD.”

Ristani është politikani qe ka dale me shpesh ne foltoren e PD kundër ish-ministrit Tahiri, si dhe ka drejtuar nje Komision Hetimor per lëvizjet ne Policinë e Shtetit dhe zhvillimet e fundit sipas tij i japin te drejte PD.

“E gjithe beteja qe eshte zhvilluar sot është e qarte per inkriminimin qe ka shteti, per planin e studiuar qe ka pasur kryeministri i vendit per ta kriminalizuar policinë dhe shtetin dhe per ta kanabizuar vendin.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu