Hapësire reklamuese

Aktualitet

Risia digjitale, si të gjesh punë dhe të punësosh shpejt

Shkruar nga Newsbomb
Risia digjitale, si të gjesh punë dhe të punësosh shpejt

Tregu i punës është dinamik dhe po ndryshon shpejt. Agjencia Kombetare e Shoqërisë së Informacionit mundëson për herë të parë një sistem dhe infrastrukturë që i përgjigjet tregut të punës, punëkërkuesve dhe punëdhënënësve.

Portali Kombëtar i Punësimit lançuar sot nga kryeministri Rama, është platforma që i përgjigjet çdo kërkesë të tregut. Konkretisht, në www.puna.gov.al merr në kohë reale mundësitë më të mira për punësim.

“Tashmë çdo punëkërkues apo punëdhënës plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes puna.gov.al. Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania”, sqaron drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj.

I ndërtuar sipas standardit më të mirë ESCO, Portali Kombëtar i Punësimit është vlerësuar nga Komisioni Europian si një mundësi për të sjellë ndryshim në rritjen e punësimit në Shqipëri.

https://ec.europa.eu/esco/portal/news/efe221ec-fdae-4c1c-b316-d46303c00699

Aktualisht në portal janë 1470 oferta punësimi në 65 qytete të Shqipërisë.

Në puna.gov.al detajohen të gjitha informacionet për çdo vend pune, programet e qeverisë për nxitjen e punësimit, të vetëpunesuarit, formimet profesionale apo pagesën e papunësisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll