Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Risi për ata që duan të studiojnë më gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave

spot_img

Lajme të ngjashëm

ad413222ef94e8939db5e45b976d0db1 scaled

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot  një risi në lidhje me shfrytëzimin e Sallës së Studimit.

Për këdo që orarin e sallës së studimit e ka pasur pengesë, tashmë  nuk do ta ketë më.

Duke filluar nga data 15 qershor 2019  salla e studimit do të funksionojë edhe pasditeve deri në orën 19:00 dhe gjithashtu do të qëndroj e hapur edhe ditën e shtunë.

Kjo është një risi që u vjen të gjithë studiuesve dhe të gjithë të interesuarve që duan të shfrytëzojnë ambientet e sallës së studimit. Këtë njoftim e bëri të ditur në prani të studiuesve Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido ku shprehu se “ashtu si dhe në arkivat më të mëdha perëndimore, është një ndihmë që iu vjen studiuesve të cilët tashmë nuk kanë nevojë që të marrin leje nga puna e tyre, në mënyrë që të vijnë në arkiv, po kanë mundësi që të programojnë kohën, të vijnë atëherë kur ata kanë mundësinë dhe të mundet të nxisim në këtë formë studimet, sidomos në fushën albanologjike, ku Arkivi Qendor Shtetëror është burimi më i madh”.

“Pas dy viteve  që ne kemi punuar për këtë risi  tashmë janë pjekur kushtet dhe kemi mundësuar nëpërmjet sistemeve elektronike që të ndahet puna e vendruajtes dhe e sallës përmes procedurës dhe jo përmes pranisë fizike të individëve, sikurse kemi dhe bazën ligjore që na i mundëson këtë gjë”, tha Bido.

Gjithashtu Studiuesja, Ana Lalaj tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm sidomos për studiuesit e rinj ata të cilët aspirojnë për të mbrojtur masterin apo doktoraturën, të cilët janë në marrëdhënie pune. Duke ardhur pasditeve, duke ardhur edhe të shtunave, kjo i vjen në ndihmë edhe personave që vijnë nga rrethet, jo vetëm studiuesve nga Tirana.

Të pranishëm ishin edhe Drejtori i Arkivave të Ministrisë së Mbrojtjes Teki Kurti, Drejtori i Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë Xhavit Shala, Pedagogu i Fakultetit Histori-Filologji Artan Puto dhe studiues të tjerë të cilët mbështetën këtë nismë që ndihmon dhe lehtëson  punën studimore.

Më shumë

spot_img