Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rishortohen 5,200 dosje të pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë, përfshihen gabimisht 43 çështje të tjera, mes tyre ajo e Saimir Tahirit

Shkruar nga Newsbomb
Rishortohen 5,200 dosje të pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë,

5,200 doje të pashqyrtuara që presin në radhë në Gjykatën e Lartë, janë rishortuar nga institucioni më i lartë i drejtësisë në Shqipëri. Mes tyre, 43 dosje janë përfshirë gabimit në rishortim, e një ndër to ka qenë dhe ajo e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm ishte në dorën e gjyqtarit kryesues Ilir Panda, dhe relator Sokol Sadushi e Ervin Pupe.

Shorti është hedhur gabimisht dhe dhe kryesues i çështjes ndaj Saimir Tahirit është caktuar gjyqtari Sandër Simoni. Por sipas ndryshimeve ligjore që u futën në fuqi në datë 1 qershor, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Kështu që, dosja në ngarim të Saimir Tahirit, do të jetë në dorën e kryesuesit Ilir Panda dhe relatorëve Sokol Sadushi e Ervin Pupe. Deri tani nuk ka asnjë datë në Gjykatën e Lartë, se kur do të dalë në gjykim ish-ministri i Brendshëm, i cili ka apeluar vedimin për dënimin me 3 vite shërbim prove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese