Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Rishi Sunak pranë vendimit ekstrem: Dalim nga “Konventa e të Drejtave të Njeriut” për ti dhënë fund emigracioni të paligjshëm

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak, ka thënë se është gati ta nxjerrë vendin e tij nga “Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut”, pasi e shikon si të vetmen mundësi të ndalojë fluksin e emigrantëve që kalojnë përmes Kanalit.

Gjatë një interviste për gazetarin Piers Morgan, Sunak është gati ta marrë këtë vendim në një kohë kur vend i tij pritet të perballet me një valë prej 65 mijë emigrantësh të tjerë gjatë këtij viti.

Në një intervistë për të shënuar 100 ditët e tij të para në detyrë, Kryeministri i tha gazetarit Piers Morgan, se projekti i tij për rishikimin e sistemit do të bënte që do të rritej numri i rishikimit të kërkesave ditore për azil .

Vendimi i Britanisë së Madhe për të përjashtar shqiptarët nga mundësia për të aplikuar për azil ka shkaktuar reagimin e ‘Organizatave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut’ përfshi dhe atë të OKB-së , të cilat janë shprehur se po shkelen hapur të drejtat që emigrantët gëzojnë në mbarë botën.

Kujtojmë se numri më i madh i emigrantëve në Britaninë e madhe janë shqiptarë. Kjo ka detyruar qeveritë e dy vendeve të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, që ka si qëllim kryesor të përshpejtojë procedurat e refuzimit të azilit dhe kthimit sa më të shpejte në atdhe të emigravtëve shqiptarë.

Më shumë