Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rishfaqet Besa Shahini, i bën një dedikim të ndjerë mësueses së saj për 7 Marsin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

55942af59a774603e3c721e75b647d40

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini i ka bërë një dedikim të ndjerë mësueses së saj.

Ajo ka publikuar një foto me mësuesen e saj, të cilën e falenderon për sakrificën e mësimit të nxënësve në një kohë që u rrit represioni serb deri në mbyllje të shkollave shqipe.

Përmes këtij postimi ajo u ka uruar 7 Marsin të gjithë mësuesve në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

Postimi i plotë:

Me mësueset Hajrije dhe Blerta.

Blerta dhe unë kemi qenë nxënëse të mësueses Hajrie, nga 1988 deri më 1992. Në këtë periudhë, Kosovës iu hoq autonomia brenda Jugosllavisë dhe u rrit represioni serb deri në mbyllje të shkollave shqipe. Sfida e Hajrijes dhe mësuesve të tjerë të asaj kohe ishte krijimi i një normaliteti në shkollat shqipe që punonin “ilegalisht” pa financim, të shtypura nga regjimi represiv serb, me mësues dhe nxënës që përndiqeshin dhe burgoseshin për pjesëmarrje në sistemin paralel të arsimit shqip në Kosovë.

Blerta pas luftës kreu studimet për mësuesi dhe u bë ndër mësueset më të mira të qytetit. Sfida e saj e madhe ishte krijimi i një normaliteti të ri për nxënësit e Kosovës në fillim të pandemisë COVID-19, duke qenë pionere e mësimit të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës.

Si Hajria dhe Blerta janë të gjithë mësuesit shqiptar, ne Kosovë, Shqipëri, rajon dhe diasporë, që kanë sakrifikuar shumë ndër vite për të zhvilluar dhe çuar para arsimin shqip.

Të dashur mësues, gëzuar 7 Marsin!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img