
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka mbledhur kryetarët e degëve të forcës politike që drejton në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave. Ajo është shprehur se në 25 prill LSI mori jo pak por 107 mijë vota, ose 11 mandate.
"Ne kemi marrë 107 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk janë pak, janë 11 mandate. Mos harroni se paratë e inceneratorëve kanë qenë të hedhura në Tiranës, Durrës dhe Fier kundër LSI. Kjo ka qenë pjesë e kapjes së opozitës, një nga dëmet më të mëdha që i bëri opozitës. Kjo është një tradhti që do i kushtojë të ardhmes së Shqipërisë.
Ka ardhur koha që ne të ristartojmë me një energji të re. Pjesa më e madhe e jona janë rritur me LSI, disa janë bërë gjyshër me LSI, disa janë bërë prindër me LSI. Disa kanë lindur me LSI dhe këta sot janë komisionerë të LSI.
Ne po bëjmë gati një listë me denoncime, do i dërgojmë. Le të rrinë aty, se ne e dimë kur bëhet fjalë për qeverinë proceset zvarriten. Kemi vënë re shumë drejtorë... Nuk kemi frikë, por përballja me ta është humbje kohe, sesa është produktive të takohemi me qytetarët", tha Kryemadhi.