Hapësire reklamuese

Aktualitet

RINUMËRIMI I VOTAVE/ Rrahman Rraja ka "vjedhur" Edi Ramën, vajza e biznesmenit "zhvat" Berishën dhe Bashën, Zef Hila dhe Eduard Shalsi bëjnë "kërdinë"

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi që të rinumërojë 10% të kutive të votimit të 25 Prillit në të gjithë vendin, për të parë nëse ka patur parregullsi nga ana e numëruesve.

Nga kqyrja e votave për partitë është vënë re se diferencat e gjetura janë shumë të vogla dhe nuk ndikojnë aspak në rezultat, ndërsa kur janë numëruar votat preferenciale, është parë se gabimet janë të shumta.

Nga numërimi i deritanishëm, kandidati i PD-së në qarkun e Shkodrës, Zef Hila, është ai që ka përfituar më shumë nga numëruesit, pasi i janë shtuar 104 vota, të cilat i ka marrë kryesisht nga numri 1 në listë, Helidon Bushati.

Nga Partia Socialiste deputeti që ka përfituar më shumë është Eduard Shalsi, të cilit i janë shtuar 84 vota nga numëruesit, të marra kryesisht nga Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku. Edhe kryeministri Edi Rama është "vjedhur" në qarkun e Durrësit, pasi rezulton me 11 vota më shumë se ato që i kanë dhënë numëruesit, ndërkohë që nga Rama ka përfituar Rrahman Rraja, i cili rezulton të ketë 19 vota më pak se ato të deklaruara nga numëruesit e qarkut Durrës.

Edhe Lulzim Basha e Sali Berisha janë "vjedhur" nga numëruesit, pasi kryedemokratit i mungonin 21 vota, ndërsa ish-kryeministrit 11. AJo që ka përfituar më shumë nga votat e padrejta në Tiranë është Lediana Fratari, vajza e biznesmenit Hajredin Fratari, e cila nuk arriti të fitonte mandatin, por në procesverbal i rezultojnë 48 vota më shumë nga ato që ndodhen në kuti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu