Hapësire reklamuese

Rajoni

Rinovohet edhe për pesë vite të tjera Pakti i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Greqisë

Shkruar nga Newsbomb
Rinovohet edhe për pesë vite të tjera Pakti i Miqësisë

Qeveria shqiptare është pro rinovimit, për pesë vjet, të Paktit të miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë midis Greqisë dhe Shqipërisë.

“Kathimerini” shkruan se qeveria shqiptare është pro rinovimit të marrëveshjes pesëvjeçare për miqësinë mes dy shteteve.

Pakti është nënshkruar për herë të parë në 1996 dhe kishte një kohëzgjatje, 20 vjeçare, e cila përfundoi në vitin 2018. Më pas u rinovua për një periudhë pesëvjeçare, deri në vitin 2023.

Në funksion të skadimit të këtij rinovimi, të dyja palët ranë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera.

Ky zhvillim është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.