Hapësire reklamuese

Politikë

"Ringritja nuk është e thjeshtë", Bujar Nishani i bindur: Kuvendi i 11 dhjetorit hodhi bazat e bashkimit, këto sfida do kalojnë

Shkruar nga Newsbomb
"Ringritja nuk është e thjeshtë", Bujar Nishani i

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se ringritja e PD nuk ëhstë e thjeshtë, ama kjo forcë politike do ta kalojë edhe këtë sfidë. Sipas tij, në vitet e fundit Partia Demokratike ka qenë vazhdimisht në një proces përçarjeje.

“Shqetësimi është i drejtë por në 4-5 vitet e fundit PD ka qenë vazhdimisht në një proces përçarjeje. Pas 25 prillit qëndrimi që u mbajt nga ana e lidershipit në drejtimin e PD-së u thellua më shumë  përçarja. Edhe para kuvendit kombëtar PD ishte më e përçarë se kurrë në historinë e saj që nga themelimi", është shprehur Nishani pas votimit për referendumin e shkarkimit të Bashës.

Për Kuvendin e datës 11 dhjetor, Nishani tha se ai hodhi bazat e bashkimit të Partisë. Sipas tij, PD i ka kaluar me sukses sfidat e saj dhe gjithmonë zgjidhja është gjetur tek anëtarësia.

“Kuvendi hodhi bazat e bashkimit, ringritjes dhe modernizimit të PD-së. Këto sfida që ka PD do të kalojnë pasi PD ka eksperienca shumë pozitive në kontributet e saj, qoftë si parti e qoftë si qeveri. Ka dhe eksperienca të hidhura të atakimit politik. Jo pak herë ka qenë objekt i skenarit të copëtimit e dobësimit të saj. I ka kaluar me sukses dhe gjithmonë zgjidhja është gjetur tek anëtarësia.

Jam I bindur se kjo frymë që ka krijuar lëvizja për ringritjen e PD i ka munguar. Ringritja nuk është e thjeshtë. Por kur ekziston vullneti dhe transparenca të gjitha bëhen të mundur pë tu realizuar. Deri më 22 mars kur është kuvendi PD do të përfshihet në një proces rifreskimi dhe rigjenerimi nga seksioni deri në kryesinë e PD-së."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu