Hapësire reklamuese

Politikë

Ringritja e Kullës së Durrësit, Rama publikon videon: Do rimëkëmbim çdo thesar të dëmtuar nga ata që mbrojtën karakatinën e Teatrit

Shkruar nga Newsbomb
Kulla e Durresit

Kulla e Durrësit, është një trashëgimi kulturore e cila u rrëzua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka filluar puna për ringritjen e saj, duke theksuar se trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e programit të rindërtimit.

Sakaq Rama shkruan se do rimëkëmbet çdo thesar i dëmtuar sipas tij “nga keqqeverisja e atyre që mbrojtën karakatinën e Teatrit”, duke iu referuar këtu opozitës.

“Trashëgimia Kulturore është një pjesë e rëndësishme e Programit të Rindërtimit dhe paralelisht me rimëkëmbjen e çdo thesari të saj të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ne do të vijojmë të rimëkëmbim çdo thesar të dëmtuar nga tërmeti i heshtur i keqqeverisjes së atyre, që e vetmja trashëgimi që mbrojtën ishte karakatina pa vlerë e teatrit...”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll