Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Ringjallja e ekonomisë nga Covid, Qeveria e Kosovës ndan 27 milionë euro: Për familjet e prekura, për të papunët, stafet në spitale dhe ushqime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendimin për dhënien e një ndihme financiare në total prej 27 milionë eurosh për ringritjen e ekonomisë nga pandemia e Covid-19. Vetë kryeministri Kurti ka bërë publike vendimet e marrë në mbledhjen e 25-të të Qeverisë.

“Nga 12 milionë euro të ndara për mbështetje të familjeve, 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e lehonave dhe shtesave për fëmijë.

Për mbështetjen e punësimit nga 15 milionë eurot e ndara, 5 milionë për të ndihmuar rikthimin në punë të atyre që humbën vendin e punës; 5 milionë për të punësuarit e formalizuar dhe 5 milionë të tjerë për punësimin e grave.

Për punonjësit shëndetësorë të cilët angazhohen pa kursim në mbrojtje të shëndetit tonë, ndamë 2 milionë e 700 mijë euro, nëpërmjet të cilave do të mund të marrin shtesën neto prej 10 për qind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor 2021″, njofton Kurti ndër të tjera.

Vendime të rëndësishme në 20 pika të mbledhjes së 25-të të Qeverisë

Sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale.

Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19.

Nga 12 milionë euro të ndara për mbështetje të familjeve, 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e lehonave dhe shtesave për fëmijë.

Për mbështetjen e punësimit nga 15 milionë eurot e ndara, 5 milionë për të ndihmuar rikthimin në punë të atyre që humbën vendin e punës; 5 milionë për të punësuarit e formalizuar dhe 5 milionë të tjerë për punësimin e grave.

Për punonjësit shëndetësorë të cilët angazhohen pa kursim në mbrojtje të shëndetit tonë, ndamë 2 milionë e 700 mijë euro, nëpërmjet të cilave do të mund të marrin shtesën neto prej 10 për qind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor 2021.

Miratuam vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës për subvencionimin e kredive investive për prodhuesit vendorë.

Më qëllim të përmirësimit dhe efikasitetit të sistemit të asistencës sociale, si dhe zhvillimin e masave aktive të tregut të punës, shqyrtuam nismën për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, vlera të cilit pritet të arrijë deri në 47 milionë euro.

Ofrimi i mbështetjes së viktimave që pësojnë nga dhuna e cilësdo formë është përgjegjësi dhe obligim. Andaj miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas të viktimave të dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës, ku përfshihen edhe personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-99.

Miratuam edhe katër projektligje: Projekt Kodin e Procedurës Penale, Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbim jashtë vendit.

U shqyrtua kërkesa për shpërndarjen e dividendës në vlerë prej 30 milionë euro nga ndërmarrjet publike KOSTT, Sh. A. dhe KEK, Sh. A.

Themeluam Grupin Punues Ndër-institucional, që do të punojë në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të problemit të pagesës së policës kufitare për bashkatdhetarët, përfshirë edhe ndërmarrjen e hapave per anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.

Rialokuam 49,925 euro për realizimin e projektit kapital për mbështetjen e aktiviteteve socio-ekonomike dhe kulturore të komuniteteve në komunën e Prizrenit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img