Hapësire reklamuese

Rajoni

“Ringjallet” Open Balkan, nga 1 Marsi tregu i përbashkët i punës Tiranë-Beograd-Shkup

Shkruar nga Newsbomb
“Ringjallet” Open Balkan, nga 1 Marsi tregu i përbashkët i

A është në fuqi Open Balkan apo është mbyllur? Marrëveshja e nënshkruar tre ditë më parë për hapjen e tregjeve të punës dhe lëvizjes së njerëzve mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut tregon se iniciativa po vazhdon.

Ndërsa Rama deklaroi në korrik 2023 se “Open Balkan” u mbyll dhe se do të vazhdohet me procesin e Berlinit, nuk ndan të njëjtin mendim kryeministri serb Aleksandër Vuçiç teka deklaroi pas firmosjes së këtij protokolli bashkëpunimi se iniciativa “Open Balkan” vazhdon akoma.

Nga 1 marsi i këtij viti, punëtorët e tre vendeve mund të lëvizin lirisht për të punuar sipas protokollit të nënshkruar.

“Ka gjithmonë detaje të pakëndshme por nuk dua të flas për to. Ne kemi pritur prej muajsh, që do të thotë se tani nga 1 marsi, ajo çka kemi biseduar do të aplikohet, me një treg të plotë pune të hapur në vendet e Open Balkan, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Eshtë një lajm i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në krijimin e një klime më të mirë për biznesin për kompanitë lokale dhe ndërkombëtare për të kapërcyer problemet me forcën e punës dhe për të tre vendet do tu shërbejë rreth 11 milionë banorëve” tha Vuçiç lidhur me nënshkrimin e këtyre dy protokolleve.

Dy protokollet janë: njëri për akses të lirë të tregjeve të punës në Balllkanin Perëndimor mes këtyre tre vendeve dhe tjetri në lidhjet e skemave elektronike indetifikuese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Këto dokumente janë të rëndësishme për një liberalizim të plotë të tregjeve të punës ndërmjet vendeve anëtare. Protokollet do të jenë efektive që prej 1 marsit. Krijimi i një tregu të përbashkët është pjesë e një procesi strategjik për të përmirësuar klimën e biznesit. Objektivi është rritja e investimeve dhe mundësive të punësimit në këtë treg të përbashkët.

Marrëveshjet u firmosën në Shkup të hënën, ndërkohë që liderët e ballkanit po mbanin takime të nivelit të lartë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese