Hapësire reklamuese

Bota

Rindezja e konfliktit në Nagorno-Karabakh, Irani dërgon ushtrinë në kufi me Azerbajxhanin

Shkruar nga Newsbomb
Rindezja e konfliktit në Nagorno-Karabakh, Irani dërgon ushtrinë

Forca të shumta ushtarake iraniane janë nisur drejt kufirit me Azerbajxhanin, pas rindezjes së konfliktit me Armeninë, raportojnë burime jozyrtare në rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara duken mjete të rënda luftarake të ushtrisë iraniane që raportohet se i janë drejtuar kufirit me Azerbajxhanin.

Ushtria azerbajxhanase kreu sot dhjetra sulme me dronë ndaj objektivave ushtarake armene në enklavën Nagorno-Karabakh duke i dhënë ultimatum popullatës armene të largohet nga territori.

Irani ka marrëdhënie të ngushta me Armeninë, dhe shpesh është diskutuar mundësia për t’i shpallur luftë Azerbajxhanit.

Autoritetet ruse kanë deklaruar sot se situata në Nagorno-Karabakh po degradon me shpejtësi, ndërsa zyrtarët në Perëndim kanë bërë thirrje për armëpushim.

Të paktën tre ushtarë armenë u vranë nga sulmi i sotëm, ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur.

Sondazh

Poll