Kryeministri Edi Rama këtë të martë e ka filluar duke publikuar bllokun e dytë të banesave në Kavajë të cilat po bëhen gati për 206 familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Përmes një postimi në rrjetet sociale krah fotove Rama shkruan se këto banesa janë financuar 100% nga shteti shqiptar.
“Mirëmëngjes me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.