Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rindërtimi, Rama merr ‘OK’ nga drejtuesit e programit: Nga java tjetër fillon shembja në Krujë! PROPOZIM i ri për familjet e prekura

Shkruar nga Newsbomb
Rama me drejtuesit e programit ne takim

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje online me drejtuesit e programit të rindërtimit ka bërë me dije se plani për rindërtimin është gati edhe për Krujën.

Shembja e banesave të dëmtuara do të fillojë nga java tjetër.

“Prishjet do fillojnë menjëherë, javës që vjen... Jemi gati sic e kemi theksuar... jemi gati. Kurse në Thumanë ka vetëm pak objekte, pjesa tjetër është kryer po punohet intensivisht”, tha drejtuesi i programit pasi u pyet nga kryeministri se kur do të fillojnë shembjet.

Më tej kryeministri u ndal tek procesi i shpronësimit, ku sqaroi se kompensimi nuk do të bëhet me para në dorë, por me një pronë, ose truall në sipërfaqen e re që do të ndërtohet.

“Ofertën e parë të atyre që janë në të drejtën e tyre subjekt i marrjes së një pagese për pronën, duhet tja bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do humbasin një objekt apo një hapësirë të caktuar, ju propozohet të marrin si kompensim nga ndërtimi një hapësirë shumë më të favorshme. Propozojeni këtë gjë jo vetëm për të shmangur shpenzime të tepërta por edhe për ata që të kenë mundësi të përfitojnë një pronë të patundshme, nëse nuk duan do fillojmë me procedurën ligjore të shpronësimit. Duhet t’i paraprini që të mos humbim kohë me këtë proces“, tha Rama.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll