Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Rindërtimi, Pampuri: Rama gënjen, bën propagandë me fatkeqësinë e qytetarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

419a219160869df2cd8e30b4f23dba7b

Ish deputetja e PD Orjola Pampuri ka hedhur akuza se sipas saj kryeministri Edi Rama po mashtron në lidhje me rindërtimin e Thumanës.

Sipas saj Rama di të bëjë vetëm show propagandistik, që tregon edhe më shumë dyfytyrësinë e regjimit të tij.

“Thumana, pas tërmetit të 26 Nëntorit, vijon të mbetet një grumbull mbetjesh, të godinave të rrënuara. Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normalitet, por aty nuk ka shkuar askush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne.

Ajo që Edi Rama di të bëje është shoë propagandistik me gjithçka, por ajo që është e neveritshme dhe tregon akoma më shumë pafytyrësinë e tij është propaganda me fatkeqsinë e qytetarëve.

Nga njëra anë tallet me qytetarët, e nga ana tjetër rrënon ekonominë, duke çuar drejt falimentimit mijëra biznese, e nga ana tjetër mbështet një grup oligarkësh me të cilët ndan interesa. Thumana tregon edhe një herë, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”, shkruan Pampuri.

Më shumë

spot_img