Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
33 °
Die
32 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rindërtimi/ Kryebashkiaku Veliaj vizitë në banesën e Ali Veshtit, Zall-Herr: Kemi përfunduar mbi 100 shtëpi, tani nisim me lagjen dhe rrugën e re

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e2206c06560402134bd1e2347630e400

Ali Veshti, nga fshati Qinam i Zall-Herrit, ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit, i cili e la pa strehë familjen e tij.

Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi familjen me 6 anëtarë të Aliut, i cili tashmë ka një banesë të re, të rindërtuar falë Programit të Rindërtimit.

Kryebashkiaku tha se, ndonëse në një prej skajeve më të largëta të Tiranës, edhe për familjen Veshti, ashtu si për mbi 100 familje të tjera, të vendosura në periferitë e kryeqytetit, është mundësuar rindërtimi në kohë mjaft të shpejtë i shtëpisë, pavarësisht terrenit të vështirë.

“Këtu jemi në ekstrem të Tiranës, por si kjo janë ndërtuar mbi 100 e ca shtëpi, në kushte jashtëzakonisht të vështira. Shpesh kanë ardhur brigada nga Tirana, e shpeshherë na është dashur të bëjmë nga një mini kantier në çdo vend. Megjithatë, të gjitha harrohen kur një punë përfundon për bukuri”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se pas përfundimit të shtëpive individuale do të nisë edhe lagja e re në Zall-Her, pas të cilës do të ndërtohet e gjithë infrastruktura rrugore. “Po futemi në fazën tjetër, ndërtimin e lagjes pranë njësisë administrative. Më pas do të bëhet edhe rruga e në këtë moment, Qinami do të kthehet në një lagje të Zall Herrit, dhe Zall Herri në një lagje të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në disa fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img