Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rindërtimi i banesave në Kurbin, Kryebashkiakja shpërthen në lot gjatë fjalimit: Motra dhe vëllezër t'i gëzoni

Shkruar nga Newsbomb
Rindërtimi i banesave në Kurbin, Kryebashkiakja shpërthen në

500 familje në Laç ditën e sotme do të futen në shtëpitë e tyre të reja, të brindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019.

Gjatë ceremonisë së inagurimit, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara e emocionuar ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët u angazhuan në rindërtimin e banesave.

“Më lejoni të falenderoj një person  të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar…. (përlotet). Falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën.

 Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese