Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Rindërtimi/ Arkitektët italianë prezantojnë planet e dy lagjeve të reja në Tiranë e Durrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

4c5bb90f65f648149102a53e1f47fd25

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë online me ministrat e kabinetit qeveritar dhe dy arkitektët italianë Stefano Boeri dhe Mario Cucinella. Këta të fundit kanë planifikuar dy lagje të reja në Tiranë e Durrës, pjesë e projektit të Rindërtimit.

Lagja e parë është në Tiranë, afër lumit ku do të strehohen 3 mijë e 175 familje. Kurse lagja e dytë është në Spitallë të Durrësit ku do të strehohen 1830 familje. Totali i familjeve që do të strehohen nga këto dy lagje të reja janë 5 mijë e 5 familje.

Kryefjalë e këtij projekti është gjelbërimi. 2/3 e kësaj hapësire do të jetë me gjelbërim, madje do të vihen në zbatim edhe tarracat e gjelbra.

“Është një projekt që ka përfshirë kompetenca kombëtare, një projekt që ka rimarrë disa ide që kishim zhvilluar për masterplanit të Tiranës, idenë e një pylli orbital. Projekti parashikon që të ndërthuret në një nga zonat që përfytyrohej që do të krijohej një Tiranë policentrike, afër Kamzës. Koncepti i këtij projekti niset nga ideja që duhet të ndërtohet një lagje eksperimentale, nga pikëpamja e teknologjike dhe sfidave të reja që na ka vënë përpara pandemia. Që të realizojmë një qytet ku gjelbërimi të jetë ideja themelore, i vetëmjaftushëm, një qytet ku mund të futen të gjithë, një lagje që të përshkohet në 15 minuta në këmbë, pa pasur nevojë për t’u përdorur makina. Një lagje në funksion të të rinjve, një lagje e mbrojtur dhe e sigurt. Një sistem hapësirash të gjelbra të mëdha dhe një pistë për biçikleta dhe këmbësorë me një densitet të ulët. Tre qendra publike. Banorë të kësaj zone, që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe banorë të rinj. 2/3 sipërfaqe të gjelbra, përdorimi i çative të gjelbra”, tha Boeri.

Më shumë

spot_img