Hapësire reklamuese

Politikë

Rindërtimi/ Ahmetaj: Donatorët po punojnë avash, jam bërë grindavec me ta, 260 banesa nuk ndërtohen dot, 900 shtëpi gati brenda këtij viti!

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar buxhetin e vitit 2021 për rindërtimin, teksa bëri një pasqyrim të situatës aktuale dhe çfarë pritet të ndodhë me familjet që kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit.

Teksa ishte i pranishëm në komisionin e Ekonomisë, Ahmetaj tah se brenda këtij viti do të kenë përfunduar rreth 900 banesa individuale.

 “FSHZH do të ndërtojë 2500 banesa individuale, vetëm Kamzë me 260 shtëpi nuk ka pasur prokurim me sukses, për shkak të çmimit të ngushtë dhe ka sjellë probleme për kompanitë. Kamza është anuluar 2 herë presim tenderin tjetër. 500 banesa do i kemi gati brenda 31 dhjetorit në Shijak, Durrës Manzë. Në Tiranë pritet të përfundojnë 300- 400 banesa në fund dhjetorit”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej ai bëri të ditur se kanë hasur vështirësi gjatë procesit, pasi rreth 260 shtëpi janë të vështira për t'u ndërtuar për shkak të terrenit malor.

 “Vitin tjetër marrim 28 miliardë lekë, dhe është vazhdimi i të gjithë programeve të nisura këtë vit. Një ndryshim mund ta bëjmë me vendim ka vështirësi në vendet malore për banesat individuale për të ndërtuar modelin, dhe për ato shtëpi që nuk ndërtohen dot nga kompanitë nëpërmjet bashkive atyre familjeve tu japim shumën totale në dorë dhe të ndërtojnë vetë ata ose të blejnë shtëpi diku tjetër, dhe janë rreth 260 shtëpi që për shkak të gjeologjisë janë të pamundura për tu ndërtuara si modele”, tha ministri Ahmentaj.

Më tej, Ministri i Rindërtimit tregoi se janë mbi 1300 familje që jetojnë akoma nëpër çadra.

 “1324 familje në çadra për shkak se nuk kanë dashur të largohen nga toka dhe nga bagëtia. Nuk po them që rindërtimi është perfekt por është punuar. Nuk po them që kemi proces perfekt, dhe për çdo ankesë të qytetarëve është rikthyer procesi.  Grantet e rikonstruksioni, banesat individuale, objektet arsimore dhe infrastruktura publike.  Buxheti i këtij viti kemi 34 miliardë lekë, 31 janë të buxhetit si dhe 3 miliardë lekë janë nga donacionet që vijnë nga sipërmarrës, dhe shtete të huaja si Serbia që i kanë derdhur direkt në buxhet. Sot janë alokuar në projektet 32 miliardë lekë nga 34 miliardë lekë. Për objekte arsimore 7.49 mld lekë, për banesa 10 mld lekë, për grantet e rikonstruksionit 9.8 mld, dhe për infrastrukturë 2.48 mld lekë”, tregoi Ahmetaj.

Ndërsa foli për donatorët, Ahmetaj tha se çdo projekt i financuar nga të huajt vëzhgohet nga vetë ata.

 “Deri më tani nga grantet janë miratuar 277 milionë euro, kemi 18 marrëveshje me vlerë 260 milionë euro asnjë nga këto marrëveshje nuk ndiqet nga qeveria jonë, por nga vetë donatorët dhe kemi 3 marrëveshje në negocim. Kemi tre kredi në proces, 60 mln për ujësjellësit, Italia 30 milionë euro për Durrësin, 30 milionë për portet dhe 30 milionë euro për OSHEE”, deklaroi ai.

Sipas Ahmetajt donatorët po punojnë me ritëm të avashtë dhe ai nuk është i kënaqur me shpejtësinë e punimeve nga ata.

 “Unë jam shumë i kënaqur me fondeve të vendosura në dispozicion nga donatorët por nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e punimeve nga ata. Ne po i përfundojmë shkollat me fondet e buxhetit të shtetit, ndërsa ata ende nuk i kanë filluar. Po bëhem grindavec me donatorët për të përfituar fondet dhe ka qenë një presin i vazhdueshëm ndaj tyre. Unë kam edhe donacionin nga Kroacia që e mbyll sot dhe me Greqinë po presim përgjigje. Kemi vetëm këta dy donator pa i angazhuar në programe specifike”, përfundoi ministri Arben Ahmetaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.