Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

RINASI në dorën e USHTRISË, Olta XHAÇKA në terren: Nuk ka debat kushtetues, është cënuar siguria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a3011618630c036a07e07a0de565d406

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte në Rinas për të inspektuar efetktivët e dislokuar mbrëmjen e djeshme përgjatë perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Ministrja shoqërohej edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosur, Bardhyl Kollçaku. Gjatë një prononcimi për mediat ajo tha se nuk debat kushtetues, pasi është cënuar siguria.

Xhaçka tha se policia ushtarake do të jetë aty deri sa të përmirësohet siguria e aerportit.

“Nuk ka dislokim trupash. Nuk jemi në kohë lufte, as emergjencë nuk ka,  kemi vetëm cënim të objektit. Duhet të keni parsysh që më shumë se gjysma e pistës i takon komandës ajrore. Por aeroporti Nënë Tereza është infrastukturë edhe e NATO-S se këtu ulen avionë ushtarakë. Nuk po shkojmë në luftë nuk po diskutojmë dislokim trupash. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë një gjë të tillë jo me urdhër të ministrisë dhe as të Presidentit. Deri në rivendosjen e masave të sigursië ne do të jemi këtu sepse kemi edhe një detyrim ligjor. Lulzim Bashës nuk i mësojmë dot të lexojë kushtetutën nese do e bënte nuk do kishte djegur si kalli opozitën. Ka një ligj që ua citova, ka edhe një marrëveshje me aeroportin për marrje masash të përbashkëta. Gjykoj që në kushtet kur të gjithë aktorët kanë folur, ky vendim duhet të ishte për tu përshëndetur pasi që ofron siguri, është porta hyrëse, është e lidhur me perceptimin mbi vendin. Prandaj masat e sigurisë deri në vendosjen e asaj që duhet të kishte bërë koncesionari që në fillim. Nuk ka dislokim masash ka vetëm siguri për perimterin e sigurisë”, tha Xhaçka.

Më tej ministrja theksoi se policia ushtarake nuk do të jetë në ambjentet e brendshme të aeroportit pasi nuk është detyra e saj por vetëm përgjatë perimetrit të sigurisë.

“Nuk bëhet fjalë për siguri brenda nuk është detyra jonë. Është një infrastrukturë që gjysma e saj është ushtarake. Gjysma e pistë është infrastrukturës ushtarake, nuk bëhet fjalë për të hyrë nbrenda. është një praktikë që është ndjekur në shumë vende të tjera. Ky nuk është rast i padëgjuar, por i përsëritur që na detyron të marrim përsipër përgjegjëitë. E ka nevojë policia ushatarke ta bëjë”, tha Xhaçka.

Po ashtu ministrja u pyet edhe edhe nëse është njoftuar Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit kërkoi sot informacion.

“Nuk pse të njoftohet presidenti se nuk jemi duke shkuar në luftë. Informacionin do e marrë”, tha ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img