Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rina pastruese e Gëzimi çoban, Elisa Spiropali tregon historitë e qytetarëve në Kongresin e PS:  Si këta ka me qindra mijëra, por sot janë qytetarë Europianë

Shkruar nga Newsbomb
Rina pastruese e Gëzimi çoban, Elisa Spiropali tregon historitë

Ministrja për Marrëdhëniet mes Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalimin në Kongresin e Partisë Socialiste.

Kongresi i PS ministrja  tregoi historinë e një gruaje, Rinës, e cika sakrifikonte çdo ditë për të siguruar jetesën e 3 fëmijëve, teksa ka thënë se ka qindra histori të tilla por që shqiptarët ja kanë dalë dhe se tani janë bërë qytetarë evropian.

Ndër të tjera ajo ka dhënë statistika nga Këshillimi Kombëtar duke thënë se zëri i qytetarëve do të dëgjohet sipas dëshirës dhe votimeve që ata kanë bërë për çështjet e ndryshme.

“Të dashur socialist dhe socialiste duke iu rrëfyer rezultat e Këshillimit Kombëtar ambasadori më përmendi traditën për të tërhequre opinion në bashkëqeverisjen. Është shprehja e palëkundur e vullnetit e për të cuar tek rruga e bashkëqeverisjes atëherë kur u çliruar nga shushunjat. Bashkëqeverisjen e futëm 4 vite e gjysme më parë, kur qytetarët na dhanë mandatin e dytë. Ne kishim premtuar se do të ndërtonim një aleancë me ta. Përtej partive dhe dasive.

Rina është nëna e vetme, e ndihmon vëllai dhe shpresa se fëmijët rrisin njëri tjetrin. Shkallët e pallatit dhe dy apartamente ku pastron janë pak për dëshirat e saj. Rinën nuk e njohin as politikanët dhe as analistët, kur ajo lanë shkallët ata përdorin ashensorin.

Nëna me fëmijët e mitur duhet të përfitojnë mbrojte të vecantë dhe ky vullnet do të shndërrohet në një detyrë për ne.

Herë me bagëti ai nuk i tha jo asnjë pune, as kur duhet të punonte në ndërtim. Mendonte për kartat. Gjithmonë punë të bardha edhe pse punonte në të zezë. Si Gëzimi janë edhe 100 mijëra shqiptarë me histori të jashtëzakonshme mbijetese dhe suksesi që tani janë bërë qytetarë evropian.

Luftën me bimët narkotike e kemi fituar. Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike. 61% shqiptarë janë dakord që vendi të kontrollohu kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre dhe do të hapim një front të ri pune dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni.

Nisma e Ballkanit të Hapur është në interes thelbësor të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në rajon. I jep më shumë frymëmarrje lëvizjes së mallrave. Qarkullimi i mallrave në këtë treg është fragmentarizuar.

Edhe tani, spiralja e shëmtuar e luftës së brendshme në PD, kriza ciklike që ka shoqëruar humbjet ciklike të saj, e ka bërë opozitën më të dobët. E ka shndërruar atë nga qortuese problemesh, në një problem që duhet zgjidhur. E ka kthyer nga pol ekuilibrues dhe kontrollues të pushtetit, në një pushtet të pakontrolluar nga vetëdija politike dhe të çekuilibruar. Madje edhe më keq se kaq, duke e bërë atë si kurrë më parë shkak për frymëzime tmerrësisht të dëmshme për orientimin gjeostrategjik të Shqipërisë. Shumë e kanë menduar situatën në atë parti si një kusht që garanton qeverisjen tonë të qetë. Edhe më skeptikët ndaj të majtës, edhe ata që janë kritikë të ashpër ndaj nesh nuk i shohin ata si alternativë qeverisëse. Kush nuk vë dot rregull në shtëpinë e tij, e ka të pamundur të kujdeset për Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët.

Politika e spicave dhe thikave, vallet me shkopa në rrota dhe rrokullisja gjithmonë e më në beter, nguti drejt ekstremit dhe vënia e grupit në funksionin të individit të ndëshkuar ekstremisht, është dënimi që PD i ka dhënë PD-së. Dy B-të e PD-së janë i njëjti thelb, me formë të ndryshme. Është e njëjta monedhë e hedhur në hava, që si të bjerë në një anë, si të bjerë në anën tjetër, nuk ndryshon asgjë në mentalitetin e tyre humbës, egoist dhe apolitik. Duke rrezikuar kështu seriozisht, që nga 200 lekë që kushtonte hipoteka e vulës, të bëhet siç po thonë edhe ata vetë, dy lekë parti. Kontrasti ynë me ta është shumëplanësh" tha ndër të tjera ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed