Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Gafa, Rilindja Demokratike denoncon kunatin e Bashës si i lidhur me Portin e ri të Durrësit, fshin menjëherë lajmin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Media shumë pranë Partisë Demokratike, Rilindja Demokratike ka bërë sot një “owngoal” në portën e saj, por nuk dihet nëse ka qenë një gafë gazetareske apo ndonjë sulm nga brenda për të paralajmëruar PD apo edhe vetë Bashën.

RD-ja ka postuar lajmin për kompaninë “fantazmë” dhe personat që qëndrojnë pas projektit të Portit të Durrësit. Në media janë hedhur dyshime për lidhjen e kompanisë guaskë të “Symphony Invest Limited” e cila ka për administrator Oltjan Hoxholli i cili njëherësh ka qenë deri dje edhe administrator i Moveo Albania një kompani e cila ka aksione edhe Erion Isufaj, kunati i Lulzim Bashës.

Lajmi që botoi “RD”, ishte pikërisht me foton e kunatit të Bashës dhe qendroi vetëm disa minuta në rrjete sociale dhe web, më pas është fshirë menjëherë.

Ka mundësi që lajmin ta ketë publikuar ndonjë gazetar i ri pranë kësaj medie duke mos e njohur mirë lidhjen zinxhir, ose lajmi është bërë me vetëdije për të dhënë ndonjë mesazh.

rdja

Më shumë

spot_img
spot_img