Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rikthimi në PD? Përgjigjet Bamir Topi: Takoj shumë njerëz që më pyesin, sot për sot…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar këtë mbrëmje nismën e 50 deputetëve socialist për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku vlerësoi se në deklarata e Metës ka doza realiste.

Ai u shpreh se në kohën kur Topi dhe Nishani qëndronin në krye të shtetit, janë kthyer shumë dekrete.

I pyetur për rikthimin e tij në Partinë Demokratike, Topi tha se nuk e ka një ndjenjë të tillë sot për sot.

Pyetje: Rikthimi juaj në PD?

Topi: Nuk kam një ide për këtë, nuk e kam këtë ndjenjë sot dhe pse takoj shumë njerëz dhe më pyesin…Nëse zgjedhjet në një parti janë të ndershme, atëherë lind lideri.

Pyetje: Si e vlerësoni qëndrimin e Presidentit dhe a jeni dakord për shkarkimin e Metës?

Topi: Unë ruaj respektin për institucionin. Gjithmonë ka pasur betejë të hapur mes mazhorancës dhe presidentit. I është dhënë fuqi absolute kryeministrit. Në këtë raport presidenti i ka bërë presion maxhorancës me dekretet, kur isha unë dhe Nishani janë kthyer shumë dekrete. Meta fillimet e veta i ka tek e majta, por ka qenë dhe në aleancë. Këtu ka probleme të dozës politike që kanë ardhur duke u rritur. Në deklaratat e tij ka doza realiste.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img