Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rikthimi i vizave, Visar Zhiti: Qytetarët do ndëshkohen, politikanët kanë pasaporta diplomatike

Shkruar nga Newsbomb

Shkrimtari Visar Zhiti, i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin e lajmeve në Ora News ka dhënë një intervistë në lidhje me librin e tij më të ri, i cili është botuar edhe në rumanisht.

Ndër të tjera Zhiti është pyetur edhe në lidhje me vendimin e parlamentit holandez, për të votuar pro rikthimit të vizave për vendin tonë.

Zhiti ka thënë se vetëm qytetarët do të ndëshkohen, ndërsa politikanët kanë passaporta diplomatike.

‘Është keqardhje në qoftë se ndodh. Do të ndëshkohen vetëm qytetarët. Se politikanët që e çojnë në këtë gjendje kanë passaporta diplomatike. Duhet punuar së bashku opozitë dhe pozitë për ta çuar vendin përpara. Jemi larg ëndrrës, po është e bukur rruga drejt ëndrrës do të thosha’, u shpreh Zhiti.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese