Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rikthimi i vizave nga Holanda, Paloka i bën thirrje shqiptarëve: Ngrihuni për vete, nuk ka nevojë Berisha e Basha për mirënjohje

Shkruar nga Newsbomb

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas kërkesës së Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Ai shprehet me anë të një statusi në ‘Facebook’ se çdo ditë për shqiptarët po jepen vëetëm lajme të këqija.

Sipas Palokës, dikur prindërit prisninme muaj që të merrnin një vize për takuar fëmijët e tyre emigrant, ndërkohë sot po harrohen radhët e gjata nëpër ambasada.

Paloka i bën thirrje qytetarëve të ngrihen për vete dhe mos të lejojnë kryeministrin mostër t’i rikthejë në ditët e zeza.

Statusi i plotë:

Çdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te ardhmen , por po na kthen mbrapa ne kohet me te errta .

Nuk ka kaluar shume kohe, por per fat te keq ne jemi njerez qe memorien e kemi te shkurter...2010-2019

Nuk ka kaluar shume nga koha kur ne tentative per te shkuar drejt perendimit , qindra jete shqiptaresh humben ne ujrat e ftohta te detit apo rrepirat e maleve. I kemi harruar !!!

Kemi harruar rradhet e gjata neper ambasada ! Prinder qe prisnin me muaj per nje vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicen e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin seksere e matrapaze jashte e brenda ambasadave...

Nuk ka nevoje te tregoni mirenjohje as per Berishen e as per Bashen qe ben te mundur liberalizimin e vizave ,por te pakten ngrihuni per vete e mos lejoni qe per shkak te nje kryeministri monster, te rikthehemi ne ditet e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dores se fundit nga Evropa.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll