Reperi me famë botërore i është rikthyer sërish muzikës pas një mungese të gjatë.
Këtë herë Eminem ka shigjetuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Gjatë ceremonisë së BET Hip Hop Awards mbrëmjen e së martës, Eminem, për 5 minuta ka sulmuar Trump me vargje për dhunën në Charlottesville, shkatërrimin e Puerto Rikos nga uragani Maria dhe sulmin në Las Vegas, shkruan CNN, transmeton newsbomb.al.
Ndër të tjera reperi e ka akuzuar numrin një të Shtëpisë së Bardhë për racizëm, hipokrizi, mungesë respekti ndaj veteranëve të ushtrisë dhe femrave jo vetëm në SHBA, por edhe përtej.
Videoja e mëposhtme quhet “The Storm” dhe është regjistruar në Detroit.