Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rikthimi i opozitës në Parlament? Flet Balla: E mirëpres! I kam rënë në kokë rezultatit të PD-së në Elbasan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar mbrëmjen e sotme rikthimin e Partisë Demokratike në Parlament.

Deputeti Balla tha se e përshëndet këtë vendim dhe se rikthimi i PD-së në sistem është një lajm i mirëpritur nga të gjithë.

Balla tha në “Real story” se PD bëri një fushatë të fortë në këto zgjedhje.

Pyetje: Rikthimi PD në parlament?

Balla: Është gjëja më e mirë. E përshëndes nëse PD ka kuptuar që rruga e bojkotit dhe e largimit nga institucionet nuk të çon asgjëkundi përveçse në humbjen tjetër të radhës. Sot është miratuar tabela e rezultateve nga KQZ. Prej sot fillojnë numërohen ditët e afateve të ankimimit apo kontestimit. Mendoj që çdo parti politike, ankimet e veta t’i ndjekë në rrugë institucionale. Uroj që PD t’i rikthehet institucioneve. Të qenit jashtë parlamentit nga 26 shkurti i vitit 2019 dhe më pas dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore e nxori PD nga sistemi. Rikthimi i PD në sistem është një lajm i mirëpritur. PD bëri një fushatë të fortë. Ka rikuperuar në një pjesë të madhe të territorit nga diferenca e madhe e 2017-ës, por të mos harrojmë që këto janë limitet e PD.Unë rezultatin e PD në Elbasan e kam parashikuar në kokë. Është i njëjti rezultat që PD ka marrë në vitin e vet më të mirë, në 2009.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img