Gazetari Genc Çobani shkruan për lajmin që pasqyroi dje newsbomb.al, se eshtrat e 108 grave dhe fëmijëve të fshatit Kosinë të Përmetit ishin kthyer në vendin e tyre. Ato u zhvarrosën në mënyrë të jashtëligjshme në vitin 2006 sepse mendohej se ishin eshtrat e ushtarëve grekë.
Çobani përshëndet veprimin e autoriteteve greke që pas analizave të ADN rivarrosën eshtrat në Shqipëri pasi janë të grave dhe fëmijëve të fshatit Kosinë, por thotë se prifti i fshatit që ndihmoi në zhvarrosjen e trupave në atë, nuke meriton emrin.
“...nuk do te ndihem i qete sa kohe qe ai palo njeri qe nuk e meriton emrin e nderuar te klerikut orthodoks, priftit te Kosines, autorit te kesaj vepre te ndyre, qe, per me shume se kaq refuzoi edhe te pergjigjej para autoriteteve shqiptare qe hetuan me shume ngathtesi kete çeshtje, do te jete i lire”, shkruan ndër të tjera gazetari.
Shkrimi i plotë:
Sapo lexova ne shtypin shqiptar se autoritetet greke kane kthyer per t'u rivarrosur ne fshatin Kosine te Permetit eshtrat e mbi 100 personave qe ishin zhvarrosur dhe ishin derguar ne Greqi sikur ishin gjoja eshtrat e ushtareve greke te vrare ne ate zone gjate Luftes Italo-greke. Sipas njoftimit ne fjale, pas ekspertizave dhe analizave te ADN-se te kryera ne Greqi, keto eshtra nuk ishyin te ushtareve greke, por te banoreve shqiptare te fshatit Kosine.
Qe te jem i sinqerte nuk mund te rri pa pershendetur xhestin humanitar, pse jo edhe fisnik te autoriteteve greke qe vune ne vend nje padrejtesi njerezore qe arrinte deri ne kufijte e makabritetit. Dhe, kam te drejte te them se miku im i ndjere, Nuri Dragoi, i cili pati kurajon qe te shkruaje librin "Eshtra qe akuzojne", duke denoncuar pikerisht kete turp, mund te fleje i qete ne perjetesine ku shkoi pak kohe me pare.
Por une personalisht, si shqiptar dhe, per me teper si nip i asaj zone, qe kam nderin te kem ne trungun tim familjar nga ana e nenes, nje patriot te nderuar siç ishte prifti nga Leusa, Kosta Tomori (Konomi), autor i librit "Barbarizmat greke ne Shqiperi", nuk do te ndihem i qete sa kohe qe ai palo njeri qe nuk e meriton emrin e nderuar te klerikut orthodoks, priftit te Kosines, autorit te kesaj vepre te ndyre, qe, per me shume se kaq refuzoi edhe te pergjigjej para autoriteteve shqiptare qe hetuan me shume ngathtesi kete çeshtje, do te jete i lire. Siç nuk do te jem i qete, sa kohe qe mbrojtesi i tij, Janullatos, nuk do te kerkoje falje publike per avokatine e shemtuar qe i beri atij njeriu te shemtuar.
Eshtrat e atyre te ndjereve u kthyen te prehen ne vendin ku ishin prej dhjetera, ndoshta edhe qindra vitesh, por ato vazhdojne te akuzojne, ashtu siç thoshte kolegu yne kurajoz, Nuriu.