Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthimi i e-Albania pas sulmin kibernetik, Ministria e Arsimit njofton afatin për regjistrimin e klasave të para dhe të dhjeta

Shkruar nga Newsbomb
Rikthimi i e-Albania pas sulmin kibernetik, Ministria e Arsimit njofton afatin

E-Albania ka nisur sërish shërbimin pas sulmit kibernetik, çka bëri që të bllokohej për disa ditë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bën me dije se kanë filluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023, teksa shprehet se afti i fundit është deri më 31 korrik 2022.

“Të dashur prindër dhe mësues, Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 - 2023.

Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.  Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin! ?” shkruan Kushi në postimin e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese