
Seanca plenare nisi dhe mbaroi brenda një orë nën kaos dhe zhurmë. Gjatë seancës pati debate dhe përplasje fizike mes dy deputetëve Xhemal Qefalia dhe Edmond Spahos.
Opozita i mori karriget deputetëve të PS dhe ta gjatë gjithë seancës qëndruan në këmbë. Debat në seancë pati dhe mes Sali Berishës dhe Fatmir Xhafajt.
Pjesë nga debati:
Deputeti i PD: Lejoni komisionet hetimore…
Fatmir Xhafaj: Po ç’lesh komisionesh hetimore… S’mund të merrni karriget, çfarë bëni kështu!
Sali Berisha: Riktheni të drejtat Kushtetuese! Je dhe jurist. Rikthe te drejtat Kushtetuese te opozitës.
Antoneta Dhima: Të votojmë për rritjen e rrogave dhe pensioneve të qytetareve.
Luan Baçi: Ti Neta rrite rrogën tende, jo të qytetarëve! Unë e votova kundër!
Antoneta Dhima: Ti ke biznese, unë një shtëpi në katin e 5-të kam.
Luan Baçi: Biznesin e kam ngritur me ndershmëri me paratë e mia.