Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Rikthehet Xhanfize Keko, 3 filma të saj udhëtojnë drejt botës

Shkruar nga Newsbomb

Filmat shqiptarë duken se janë lënë në harresë në vendin tonë.

 

 Por një shembull i mirë për të na kujtuar se ata vazhdojnë të jenë në memorien tonë është bashkëpunimi i Instituti Danez i Filmit me Qendrën Kombëtare Kinematografike. Ata sëbashku kanë zgjedhur që të restaurojnë tre nga filmat e regjizores së njohur Xhanfize Keko, “Tomka dhe shokët e tij”, “ Kur xhirohej një film” dhe “Mimoza llastica” .

Këta filma do të restaurohen dhe më pas do të udhëtojnë në kinematë europiane.

Xhanfize Keko ka qenë dhe do të mbetet një nga regjizoret më të mira të Shqipërisë, por periudha komuniste ka bërë që fama e saj të mos deportojë përtej.

Tashme nisur nga Insituti Danez i Filmit, edhe shumë studio të tjera kinematografike kanë shfaqur interes për restaurimin e filmave të Kekos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu