Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehet vettingu 2 muaj pas pandemisë, në 3 Qershor rivlerësohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë

Shkruar nga Newsbomb
Shpresa Beçaj

Vettingu rikthehet në zyra pas 2 muajsh pushim nga Covid-19.

Mësohet se në datën 2 qershor do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore, ku e para që do të nënshtrohet do të jetë ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.

Sakaq, bëhet me dije se çdo personi do t’i matet temperatura para se të futet në zyrë apo ambientet e KPK-s dhe do të përdoren doreza dhe maska

Gjithashtu do të ketë tunel dezinfektimi si dhe matje temperature si për pjesëtarët e medias si dhe publikun. Ndërkohë do të zbatohet edhe distancimi shoqëror 2 metra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.