Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rikthehet uji në Bërdicë, zëvendësohet transformatorit elektrik i ujësjellësit

Shkruar nga Newsbomb
Rikthehet uji në Bërdicë, zëvendësohet transformatorit

U grabit ditën e djeshme transformatori i rrjetit elektrik të stacionit ujësjellës në Bërdicë të bashkisë Shkodër, duke lënë pa ujë rreth katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.

Brënda 24 orësh është bërë e mundur zëvendësimi i transformatorit dhe vënia në punë e stacionit të Ujësjellësit në Bërdicë. Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Lexo edhe: Vidhet transformatori i ujësjellësit për herë të tretë, mbetën pa ujë 4 fshatra në Bërdicë

“Brenda 24 orësh, është bërë e mundur zëvendësimi i transformatorit dhe vënia në punë e stacionit të Ujësjellësit në Bërdicë. Dua të përgëzoj punonjesit dhe Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër për gadishmërinë e treguar dhe punën që kanë bërë gjatë orëve të fundit për rikthimin e furnizimit me ujë të 4 mijë banorëve të zonës së Nën Shkodrës.

Mirëpresim që organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe vënien e autorëve para drejtësisë”, shkruan Beci në postimin e tij në “Facebook”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese