Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Rikthehet sëmundja e tmerrshme. Rrezikon të kthehet në EPIDEMI

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nigeria që nga muaji janar po lufton fort me një virus vdekjeprurës.

Sëmundja e quajtuar Lassa, po përhapet me shpejtësi të madhe pas rikthimit duke bërë thuajse të pamundur ndalimin e tij me anë të injeksioneve. Nigeria është përballur me Lasaa-n për herë të fundit në vitin 1969, por kësaj here ajo po vepron te trupi i njeriut në një mënyrë krej të panjohur.

Simptomat e kësaj sëmundjeje janë të ngjashme me ato të Ebolas, si gjakderdhje nga hundët dhe goja, rënie e menjëhershme nga pesha, dhimbje koke dhe ethe të vazhdueshme.

Nga fillimi i janarit e deri në muajin shkurt të 2018, janë raportuar rreth 1081 raste të dyshuara, nga të cilat 317 janë raste të konfirmuara dhe 22% e këtyre rasteve kanë rezultuar fatale për të prekurit.

Specialistët kanë dhënë alarmin se kjo sëmundje është e transmetueshme nga nëna shtatëzënë te fëmija duke shkaktuar vdekjen e të dyve.

Organizatat shëndetësore këshillojnë qytetarët të kenë shumë kujdes të ushqimet që konsumojnë dhe të evitojnë kontaktet me brejtësit, që paramendohet se është shkaktari nga ka ardhur edhe virusi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img