Hapësire reklamuese

Showbiz

Rikthehet në muzikë pas 5 vitesh Orinda Huta, zbulohet projekti i ri

Shkruar nga Newsbomb

Rikthehet në muzikë këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta.

E ftuar së fundmi në emisionin 'Mirage', moderatorja ka zbuluar se pas pesë vitesh shkëputje do të rikthehet me një projekt të ri.

Orinda tregoi se tashmë po punon me një këngë që po krijohet nga kantautori Pirro Çako, ndërkohë që tha se ende nuk e ka dëgjuar këngën e krijuar.

'Jam duke punuar. Kam disa projekte në proces por njërin e kam përzemër, domethënë aktualisht kam dy kompozitorë që i kam shumë përzemër që dua të kem këngët e tyre, që është Armendi dhe Aida. E kam bërë aktualisht një këngë me ta, por të dyja palët kemi menduar që ajo këngë nuk duhet të dali, kemi vendosur të dyja palët sepse mendojmë që një këngë ka një datë skadence dhe nëse ti e zgjat dhe e zgjat, atëherë mos e nxirr më mirë fare. Në të njëjtën kohë jam duke punuar edhe me Pirro Çakon për një këngë, kemi muaj dhe me Pirron që flasim dhe Pirro thotë që duhet të vish ta dëgjosh këngën para se të bëhet, se ndryshe s’bëhet', u shpreh ajo duke qeshur.

Me siguri që edhe një këngë do të jetë një superhit, prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

hgj.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.