Sistemi TIMS në Portin e Durrësit është rikthyer në funksion.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se udhëtarët po kalojnë nëpërmjet sistemit teknologjik TIMS.
Sulmi ka sjellë kaos edhe në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku ditën e djeshme është punuar me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.
E njëjta situatë u paraqit edhe në Rinas, ku rënia e sistemit ngadalësoi regjistrimin në sportele duke krijuar radhë pasagjerësh në pritje.