Tirana
scattered clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
59 %
2kmh
40 %
Mër
19 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
19 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Rikthehet komedia e suksesshme “Boeing Boeing”, në 7, 8, 9 maj te Teatri Veror i Universitetit të Arteve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komedia e suksesshme “Boeing Boeing” rikthehet këtë javë për publikun.

Komedia do të jetë mbrëmjen e së premtes së shtunës dhe të dielës në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve.

Të gjithë ata që duan të shohin këtë komendi mund të rezervojnë në numrin 069 482 0625.

Zhvillimi i ngjarjeve

Ngjarjet në komedinë franceze “Boeing Boeing” ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” sjell aventurat e beqarit francez Bernard me tri stjuardesa, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e tij. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre.

Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert. Bazuar në një farsë klasike të shkruar nga dramaturgu francez, Marc Camoletti, në vitin 1960, kjo vepër arriti të rrëmbej dy çmime, Tony Aëard në 2008 dhe Broadëay Revival Edicion, po atë vit.

spot_img

Më shumë

spot_img