Hapësire reklamuese

Politikë

Rikthehet ish-ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin, takime me zyrtarë dhe ish-ministra (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_214259" align="alignnone" width=""]Romana Vlahutin[/caption]

Ish-ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është rikthyer në Tiranë.

E larguar prej korrikut 2018, për t’u zëvendësuar nga italiani Luigi Soreca, kroatja ka bërë një vizitë dhe takime informale në vendin ku shërbeu për gati katër vite në krye të zyrës së BE-së.  Romana Vllahutin është fotografuar në një qendër tregtare në Tiranë dhe foto është botuar nga Desada Metaj, kryeredaktore e emisionit ‘Opinion’.

Vlahutin, gjatë vizitës në Tiranë, kreu disa takime në zyrtarë dhe ish-ministra të qeverisë ‘Rama’, me të cilët bashkëpunoi gjatë mandatit të saj në Tiranë.

Vitet e fundit, bashkë me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, Romana Vlahutin, u angazhua në votimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Por ajo u akuzua nga opozita në Shqipëri se ishte bërë palë me qeverinë e majtë dhe se kishte shpërdoruar paratë e Brukselit, duke blerë një vilë, shumë herë më shtrenjtë se vlera e tregut, në një qendër luksoze rezidenciale jashtë Tiranës dhe se kishte përdorur ndikimin e saj për të fituar tendera në Shqipëri, siç ishte ai 15 milionë euro për menaxhimin e faturave të kasave fiskale, sikurse denoncoi kreu u PD-së, Lulzim Basha në tetor 2018.

romana.jpg

Romana Vlahutin, ne nje qender tregtare ne Tirane

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu