Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Rikthehet FUQISHËM Ilir Beqaj, Qeveria i lë në dorë menaxhimin e FONDEVE TË HUAJA në Shqipëri, i merr disa kompetenca Ministrisë së Financave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjencia e shumëpërfolur për menaxhimin e donacioneve të huaja që drejtohet nga Ilir Beqaj, me vendim të Këshillit të Ministrave tashmë ka marrë në dorë disa detyra të rëndësishme.

Fondet e huaja që do t’i dhurohen vendit tonë nga vendet aleate, tashmë do të kalojnë nga duart Ilir Beqajt, jo pak i akuzuar gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë për afera disa dhjetra-miliona euro nga opozita.

Tashmë Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës merr edhe disa kompetenca që më parë i takonin Ministrisë së Financave.

Vlera e fondeve të huaja që do të administrohen nga Beqaj arrijnë në shifrën rekord e rreth 1 miliard euro në vit.

Me emërimin e Beqajt në këtë post, opozita shqiptare reagoi duke thënë se Qeveria i “vari ujkut në qafë mëlçitë”.

VENDIMI:

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.590, DATË 4.9.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E BAZËS TË TË DHËNAVE SHTETËRORE TË SISTEMIT INFORMATIK TË MENAXHIMIT TË NDIHMËS SË HUAJ (SIMNH)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 7 e 8, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.590, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në shkronjën “b”, të pikës 3, fjalët “… njësisë përgjegjëse për zhvillimin dhe mirëqeverisjen, në Kryeministri …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.

2. Në shkronjën “c”, të pikës 6, fjalët “… njësisë përgjegjëse për sistemet e mirëqeverisjes, në Kryeministri …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.

3. Në shkronjën “a”, të pikës 8, fjalët “… ministria përgjegjëse për financat …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.

4. Shkronja “b”, e pikës 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) Institucionet, palë të interesuara, janë ministria përgjegjëse për financat, ministria përgjegjëse për Evropën, ministritë e linjës, Kryenegociatori për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe institucionet buxhetore të qeverisjes së përgjithshme.”.

5. Pas pikës 11 shtohet pika 11/1, me këtë përmbajtje:

“11/1. Sistemi Informatik i Menaxhimit të Ndihmës së Huaj, për krijimin e informacionit përkatës gjeohapësinor të të dhënave shtetërore të SIMNH-së ndërvepron me Gjeoportalin Kombëtar në administrim të Autoritetit Shtetëror të Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), në përputhje me rregullat e legjislacionit në fuqi për informacionin gjeohapësinor.”.

6. Në shkronjën “ç”, të pikës 10, fjalët “… ministria përgjegjëse për financat …” zëvendësohen me emërtimin “Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”.

II. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Kryeministria, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe Autoriteti Shtetëror i Informacionit Gjeohapësinor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Më shumë




spot_img








spot_img