Stuhi të fuqishme goditën verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Uashington.
Qindra shkolla janë mbyllur dhe fluturime janë anuluar. Ndërkohë, sipas VOA në Çikago 34 makina u përplasën në një autostradë për shkak të kushteve të këqija nga moti.
Për pasojë shumë prej tyre janë dëmtuar, ndërsa vetëm disa prej drejtuesëve të mjeteve kanë marrë plagë të lehta.
Autoritetet kanë zbarkuar në terren dhe punojnë intensivisht për hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora.