Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehet dëbora në Korçë dhe Dardhë, qarkullimi i automjeteve vetëm me zinxhirë

Shkruar nga Newsbomb

Ulja e temperaturave në zonën e Korçës gjatë natës ka sjellë dhe rikthimin e reshjeve të deborës në fshatrat e thella të Korçës, në Dardhë dhe Voskopojë. Gjatë natës ka pasur reshje me intesitet mesatar në zonën e Dardhës ku trashësia e saj i ka kaluar 5 cm.

Në terren prej orëve të para të mëngjesit po punohet për pastrimin e aksit rrugor. Aktualisht nuk ka asnjë aks të bllokuar dhe rrugët janë të gjitha të qarkullueshme. Gjatë natës borëpastruesja ka ndërhyrë duke pastruar dhe me kriposje të rrugëve.

Këshillohet që qarkullimi të bëhet me goma dimërore dhe shpejtësi të reduktuar.

Ndërsa reshje bore më intensive ka pasur në lartesitë mbi 1 200 m mbi nivelin e detit, në njësinë administrative Vithkuq, Gjithashtu në Vithkuq për shkak edhe të erës së fortë ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në terren krahas mjeteve borëpastruese janë edhe patrullat e policisë rrugore që bëjnë këshillimin e drejtuesve të mjeteve.

Ne foto pamje nga fshati turistik i Dardhes, trashesia e debores mbi 5 cm

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese