Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehet “Apartamenti 2XL”, çfarë premton Jul Deda

Shkruar nga Newsbomb

Rikthehet një nga spektaklet më argëtues e më të ndjekur në Shqipëri: Apartamenti 2XL. Këtë e bën me dije një nga protagonistët dhe aktorët më të dashur për publikun, Julian Deda. Aktori premton se do punojë me energji e dëshirë për t’i dhënë sa më shumë publikut të tij ndërsa paralajmëron për rikthimin e të ftuarve special në spektakël.

“Të dashur miq, sot stafi i 2XL nisi punën për sezonin e ri. Kësaj rradhe ne kemi vendosur të rikthejme fuqishëm formatin e shumë-pëlqyer nga ju, APARTAMENTI 2XL. U bënë tashmë shtatë vjet që TRING dhe Vizion Plus e kanë bërë pjesë të programacionit të tyre dhe sigurisht, që atëherë kanë rrjedhur shumë ujëra në përbërjen e këtij spektakli, por ajo që ka rëndësi dhe që ka ngelur e pandryshuar është pikërisht dëshira dhe pëlqimi juaj që shkon në adresë të apartamentit. Ju e dëshironi përsëri dhe ne do përpiqemi t'jua ofrojmë me po të njëjtën dëshirë dhe energji. Do rikthehen të ftuarit special të spektaklit. Do shohim se si politikanë, artiste, sportistë dhe figura tjera nga më të njohurit në vend, vijnë per vizitë dhe përballen me situatën e improvizuar. Pra me pak fjalë, do jemi përsëri si në shtëpi, si në familje. Apartamenti 2XL, po vjen”, shkruan Deda.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll