
Shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës. Sipas mediave vendase mësohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë mesnatës, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit efektivët kanë shkaur në vendin e ngjajres dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, në një prononcim për mediat zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, bëri me dije se kishin të bënin me shpërthim të granatës së dorës M75.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, tha ai.
Ky shpërthim ka ardhur teksa diaologu Kosovë- Serbi është duke vijuar. Ditën e djeshme, KFOR, gati 4 muaj pas trazirave të regjistruara në very të Kosovës tha se pret që Prishtina dhe Beogradi t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë autorët e sulmeve ndaj ushtarëve të tij.
Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën në fund të majit, kur protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave u shndërruan në përleshje të dhunshme.
Në Kosovë, deri më tani, janë arrestuar dhjetë persona për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.