Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rikthehen shkollat e natës në Tiranë, ministria e Arsimit merr vendimin pa u konsultuar me prindërit dhe mësuesit

Shkruar nga Newsbomb
Shkolla Emin Duraku

Rikthehen shkollat e natës në Tiranë.

Është fjala për shkollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ ku mësimi do të zhvillohet mes territ të natës.

Ministria e Arsimit dhe Zyra Vendore Arsimore në Tiranë, pa u konsultuar me prindërit e mësuesit kanë vendosur që për klasat fillore që zhvillojnë mësim pasditeve nga ora 13:00- 17:00, ky orar, nga nesër të shtyhet në 14:15- 18:25.

Nga ana e ministrisë së Arsimit ende nuk e kemi një reagim për këtë çështje teksa prindërit duan të dinë se pse nuk është marrë në konsideratë mendimi i tyre dhe se si do ndikojë të mësuarit natën në efektivitetin e mësimdhënies nga mësuesit dhe nxënies nga ana e fëmijëve.

Newsbomb.al mbetet në pritje të një sqarimi nga zyrtarët e ministrisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese